Aktualitet

Operacioni me 32 të arrestuar, ambasadori i BE-së, Soreca: Hapi i radhës duhet të jetë dënimi

3 Shkurt 2019, 12:07 Nga DOSJA
Operacioni me 32 të arrestuar, ambasadori i BE-së, Soreca: Hapi i

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit ‘Rruga e gabuar’, ku 32 persona u arrestuan. (SHIKO KËTU)

Me anë të një statusi në Twitter, Soreca shkruante se operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kundrejt trafikimit të qenieve njerëzore drejt vendeve të BE, SHBA-ve dhe Kanadasë ishte tejet i rëndësishëm.

Sipas tij, hapi i radhës duhet të jetë hetimi dhe dënimi i të arrestuarve pasi kufta kundër krimit të organizuar prioritet për BE-në.

“Operacion i rëndësishëm i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kundrejt trafikimit të qenieve njerëzore drejt vendeve të BE, SHBA-ve dhe Kanadasë. Hapi i radhës duhet të jetë hetimi dhe dënimi. Lufta kundër krimit të organizuar prioritet për BE,”- shkruan Soreca në Twitter.

Poshtë statusit të tij, Soreca ka shpërndarë edhe lajmin që prestigjozia “The New York Times” i ka kushtuar operacionit të djeshëm.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit si dhe agjentë amerikanë, ka zhvilluar një megaoperacion për kapjen e një grupi që trafikonte klandestinë nga vendet e botës së tretë për t’i kaluar ata nga Shqipëria drejt vendeve të BE, SHBA dhe Kanada. (SHIKO KËTU)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori i be be krimet e renda luigi soreca operacioni rruga e gabuar policia e shtetit trafik klandestinesh ambasadori i be be krimet e renda luigi soreca operacioni rruga e gabuar policia e shtetit trafik klandestinesh

Sondazh

Poll