Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kurbin 34-vjeçari

3 Shkurt 2019, 11:12 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kurbin

KURBIN- Policia e Kurbinit ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit të vitit të shkuar.

Policia e Kurbinit nuk e ka publikuar emrin e të arrestuarit por vetëm inicialet K.G. 34-vjeçari, banues në Kurbin ishte denoncuar për dhunë, ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tij iu gjetën armë dhe municione të fshehura.

Edhe pse në mungesë, më datë 22 Janar, Gjykata e Shkallës Parë në Kurbin caktoi ndaj tij masën “arrest me burg” për veprat : “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”; “Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë”  dhe ” Dhunë në familje.”

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin 

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore 

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, u ndalua shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte  shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura. 

Gjithashtu,  me 22 Janar 2019, ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprat penale” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” ” Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë”  dhe ” Dhunë në familje”

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet dhune kerkim nderkombetar kurbin policia e shtetit pranga dhune kerkim nderkombetar kurbin policia e shtetit pranga

Sondazh

Poll