Aktualitet

Kërcënohet me jetë sekretari i PS në Vaun e Dejës, Ceka: Djali i kryetarit më erdhi në shtëpi

3 Shkurt 2019, 10:32 Nga DOSJA
Kërcënohet me jetë sekretari i PS në Vaun e Dejës,

SHKODËR- Kërcënohet me jetë sekretari për mediat dhe çështjet sociale në Partinë Socialiste në degën e Vaut të Dejës.

Agron Ceka, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se është kërcënuar me jetë nga shtetasi Edjon Hila.

Hila është djali i kryetarit të Bashkisë së Vaut  të Dejës, Zef Hila. Ceka thotë se djali i kryetarit të Bashkisë i ka shkuar në banesën e tij dhe i ka thënë që të mos dërgojë më komente në faqen e PS në Facebook kundër të atit.

Sipas sekretarit të PS, Hila i është drejtuar me fjalët: Nëse vijon postimet, do të ekzistojmë në këtë botë, ose unë ose ti.

Ceka thotë se ky kërcënim është një skandal dhe kërkon ndërhyrje nga Policia e Shtetit. Sakaq, ai tha se do të bëjë një kallëzim në Prokurori për Eduart Hilën.

Erdhi te dera e shtëpisë, më ftoi për të pirë një kafe. I kërkova për të më thënë cfarë kishte, se përse erdhi dhe më shqetësoi. Më tha pse ke bërë disa deklarata në Facebook, por i thash se ato nuk cënojë integritetin e familjes së kryetarit të bashkisë Zef Hila, por në lidhje me problematikat në Vaun e Dejës. Pasi kemi shkëmbyer disa fjalë, ai më tha që ‘ju duhet ti ndaloni këto deklarata’. Unë i thashë se nuk tërhiqem, pasi misioni im fisnik është për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ai më tha se nëse nuk ndaloj komentet atëherë ‘ose unë ose ai do të ekzistojmë në këtë botë’. Do të bëj kallëzim për këtë ngjarje, pasi ndihem i kërcënuar. Nuk kam asnjë problem personal me zotin Zef Hila, por për shkak të bindjeve, por deri në vdekje askush nuk do të më mbyllë gojën.”-tha Ceka.

Sakaq, ka ardhur reagimi edhe nga Edjon Hila. Në një reagim për mediat, ai ka mohuar që t’a ketë kërcënuar Cekën dhe shton se e gjitha është inskenuar për shkak të afrimit të fushatës elektorale. (Lexo këtu).

(F.G/Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet agron ceka bashkia vau i dejes edjon hila kercenim me jete partia socialiste agron ceka bashkia vau i dejes edjon hila kercenim me jete partia socialiste

Sondazh

Poll