Aktualitet

VIDEO/ Shpërthen treni në stacion, 28 të vrarë e dhjetëra të plagosur

27 Shkurt 2019, 11:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Shpërthen treni në stacion, 28 të vrarë e

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur pak orë më parë në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo.

Në stacionin e trenit ‘Ramses del Cairo’ kanë rënë një zjarr i cili ka përshirë të gjithë terminalin ku bëhet me dije se të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe 52 të tjerë janë plagosur sipas raportit aktual.

Stacioni, i cili është stacioni kryesor i Kario-s, ka mbyllur dyert për udhëtarët për të lehtësuar ndihmën e dhënë ku dhjetëra ambulance janë të pranishmë në vendin e aksidentit.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, një tren ka goditur me shpejtësi të madhe një platform karburanti e cila ka shpërthyer duke shkaktuar që vendi të përfshihet nga flakët.

Po rrija në platformë kur pashë që treni i përplas me shpejtësi. Të gjithë filluan të vrapojnë po shumë njerëz vdiqën nga shpërthimi i lokomotivës.

Dëshmitari Mina Ghalu për Reuters.

Shefi i spitalit të hekurudhës, Mohammed Said, tha se numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vazhdim.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 28 tw vdekur aksident perplasje treni plagosje terminal 28 tw vdekur aksident perplasje treni plagosje terminal

Sondazh

Poll