Bota

Luftë e ashpër në Ukrainë/ Rusia, breshëri raketash në qytetin e Dnipros, vdesin 21 persona, mes tyre një 15- vjeçare

Nga breshëritë e raketave, 21 persona kanë mbetur të vrarë mes tyre një 15- vjeçare. Ndërsa 73 persona të tjerë mbetën të plagosur. 

15 Janar 2023, 11:28 Nga a.l
Luftë e ashpër në Ukrainë/ Rusia, breshëri raketash
Sulme ne Dnipro

UKRAINË- Lufta e ashpër e Rusisë është përqënduar së fundmi në një tjetër qytet të Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se Rusia kreu tre sulme ajorre, 57 sulme me raketa dhe 69 sulme nga sistemet e raketave të armëve të rënda, ku u shënjestruan kryesisht ndërtesa me banorë dhe apartamente. Nga breshëritë e raketave, 21 persona kanë mbetur të vrarë mes tyre një 15- vjeçare. Ndërsa 73 persona të tjerë mbetën të plagosur. 

Sulmi shkatërroi dhjetëra banesa në bllokun e apartamenteve Dnipro duke lënë qindra njerëz të pastrehë, tha Kyrylo Tymoshenko, një zyrtar i lartë në presidencë. Në fjalimin e tij në mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se mënyra për të ndaluar sulmet ruse, si ai i fundit në Dnipro, është nëse bashkësia ndërkombëtare i dërgon Ukrainës më shumë armë./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll