Grip agresiv me të miturit, temperatura e lartë që zgjat deri në një javë, spitalet mbipopullohen me të sëmurë
Foto Ilustruese TIRANË- Qendrat shëndetësore kanë qenë të mbushura plot me prindër që dërgojnë fëmij...
Bëhet fjalë për 62 ditët e rrugëtimit në Jug të Shqipërisë të një misioni sekret të 30 amerikanëve, avioni i të cilëve realizoi një ulje të detyruar në Belsh në vjeshtën e vitit 1943.
Mëngjesin e datës 16 Dhjetor 1943 mësuesi Hysen Hashorva nga Gjirokastra shkroi disa radhë të thjeshta në ditarin e tij që do ishin më vonë pjesë e dokumentimit të një ngjarjeje të mbuluar me mister për gati 80 vjet.
Ditari:
“Prëmë erdhën këtu ora 6 e ca 30 amerikanë me gjithë disa vajza amerikane mes tyre. Këta siç meret vesh ishin nisur me aeroplan për në Itali nga Siçilia, por kaçatorët gjermanë i ndoqën aty-këtu dhe aeroplani që mbante këta vjen në Berat. Zbresin këta dhe nga Berati erdhën në qarkun tonë prëmë. Erdhën nga Sheperi dhe sot ikën për në Kurvelesh. Në Berat ju mbenë tre shoqe. Ardhja e amerikanëve këtu bëri që të qeshin fytyrat e popullit me shpresë se si erdhën këta do të vinë edhe të tjerë, d.m.th. do të zbarkojnë edhe të tjerë. Kështu do të mbaronin vuajtjet e popullit që pret nga njëra ditë në tjetrën zbarkimin e tyre, por ata s’kanë ndërmënd”.
Fatos Hashorva djali i Hysenit tregon se ditarët e të atit i kanë hapur atij një dritare për botën edhe gjatë diktaturës kur mungonte liria e fjalës.
Bëhet fjalë për 62 ditët e rrugëtimit në Jug të Shqipërisë të një misioni sekret të 30 amerikanëve, avioni i të cilëve realizoi një ulje të detyruar në Belsh në vjeshtën e vitit 1943.
Për ti shpëtuar ndjekjes së gjermanëve grupi la në Berat 3 infermiere të plagosura dhe udhëtoi drejt Jugut për të mbërritur më 14 Dhjetor në fshatin Sheper në Zagori, territor i lirë i kontrolluar nga forcat angleze të gjeneralit Tilman.
Amerikanët mbërritën në 15 Dhjetor në Gjirokastër dhe u strehuan në shtëpitë e qytetit por nuk ja dolën të vazhdonin rrugën drejt bregdetit për tu evakuuar.
Ata u zhvendosën në Lunxhëri ku kaluan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Atje banorët kujtojnë se infermieret ndihmuan në lindjen e një fëmije dhe situata të tjera shëndetësore.
Ngjarja e cila ndiqej personalisht në atë kohë nga presidenti amerikan Roosvelt konsiderohet si një nga misionet më të vështira të shpëtimit për të cilin ndihmoi shumë popullsia vendase.
Studiuesi Ilir Lluri tërheq vëmendjen se ka shumë ngjarje të rëndësishme të cilat janë pothuajse të padokumentuara dhe të fshira në një farë mënyre nga memorja historike.
Aleatët u përpoqën të evakuojnë amerikanët në fillim të Janarit 1944 me 21 avione të vegjël bombardues por as kjo nuk u bë e mundur sepse aerodromi i Gjirokastrës ku tentuan të ulen kontrollohej nga gjermanët.
Ekipi amerikan ja doli të lerë Shqipërinë më 6 Janar 1944 nga bregdeti dhe të largohet me anije drejt Barit.
Marrë nga Top Channel
Foto Ilustruese TIRANË- Qendrat shëndetësore kanë qenë të mbushura plot me prindër që dërgojnë fëmij...
Briken Hasimi TIRANË- “Unë jam djalë guximtar dhe këmbëngul në atë që dua”, tha Briken Hasimi. Briken ...
Eral Bele TIRANË- Në nisje të kësja videoje flet një shqiptar. Ai është Eral Bele, ka lindur në Fier dhe sot jep m&...
Shpella e Tërvollit GRAMSH- Aventura e 41-vjeçarit Andrea Dervishi ka përfunduar jo ashtu siç ai vetë e kishte planifikuar. De...
Kullat dhe Hellbanianz BRITANI E MADHE- Rrjeti sekret i selisë së bandave të Britanisë është i përhapur në të ...
Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë ka reaguar e revoltuar...
Foto Ilustruese GRAMSH- Andrea Dervishi 41 vjeç, banues në Belsh është bllokuar në vendin e quajtur “Kalaja e Të...
Kamerat e sigurisë SHKODËR- Lagjet Dobraç dhe Kiras ishin dy zonat që vëzhgoheshin nga 21 kamerat e sigurisë që u &cce...
Ndërhyrja në anije DURRËS- Pamjet që po shikoni tregojnë operacionin e shuarjes së flakëve në anijen me flamur pana...
Anija në Durrës DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar dhe ka publikuar disa foto nga momenti i shuarjes së flakëve në anij...