Aktualitet

Krenaria e shkollës/ Historia e Brikenit, autizmi nuk e pengon të jetë mes më të mirëve

Gjithëpërfshirja në arsim është sfidë e ditëve të sotme, por për Brikenin rrugëtimi shkollor është edhe më i sigurt krah motrës së tij, Borës, e cila njëkohësisht është edhe praktikante për mësuese në lëndën e sociologjisë dhe filozofisë.

14 Janar 2023, 22:53 Nga DOSJA
Krenaria e shkollës/ Historia e Brikenit, autizmi nuk e pengon të
Briken Hasimi

TIRANË- “Unë jam djalë guximtar dhe këmbëngul në atë që dua”, tha Briken Hasimi.

Briken Hasimi, është ndër krenaritë e gjimnazit “Qemal Stafa”. Ai është aktiv jo vetëm në orët e mësimit, por angazhohet edhe në aktivitetet sportive e veprimtaritë artistike.

“Brikeni është një nxënës që çdokush do donte ta kishte. Ai është model frymëzimi për t’u ndjekur sepse ka forcë për të ecur përpara”, u shpreh Klodita.

Gjithëpërfshirja në arsim është sfidë e ditëve të sotme, por për Brikenin rrugëtimi shkollor është edhe më i sigurt krah motrës së tij, Borës, e cila njëkohësisht është edhe praktikante për mësuese në lëndën e sociologjisë dhe filozofisë.

“Ndihem më e lehtësuar se e shoh që ka mbështetje nga klasa si dhe mësuesit”, tha Debora Hasimi-motra e Brikenit.

Përveç matematikës që 17-vjeçari has vështirësi, letërsia dhe arti kanë nxjerr në pah talentet e tij. Me mësuese Florindën ai vitin e parë gjatë orëve të mësimit në artin pamor u bë pjesë e shumë ekspozitave,

“Është një djalë shumë këmbëngulës. E do shumë zysha”, deklaroi mësuese Florinda.

Ndërsa këtë vit shkollor në lëndën e teatrit realizoi shfaqjen e parë në Teatrin Metropol.

“U emocionuam shumë. Edhe prindërit qanë kur më panë se i realizova të gjithë skenat!”, tha Brikeni.

Marrë nga TOPCHANNEL

briken hasimi

Sondazh

Poll