Aktualitet

Dosja Tahiri në Gjykatë/ Prokuroria: Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge

26 Shkurt 2019, 21:25 Nga DOSJA
Dosja Tahiri në Gjykatë/ Prokuroria: Akuzohet për trafik

TIRANË– Pas thuajse dy vitesh hetime, dosja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar në Gjykatë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokurorët që kanë kryer hetimet, kanë dërguar dosjen voluminoze në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tre prokurorët e dosjes janë Arenc Çela, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.

Po ashtu pritet që ish-ministri i Brendshëm, të paraqitet nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzën zyrtare të Prokurorisë, që është akuza e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Liliana Baku, e cila i bllokoi pasaportën Tahirit. (Lexo ketu)

Së bashku me ish-ministrin  e Brendshëm, Saimir Tahiri, të pandehurit do të jenë dhe 3 ish-vartës së tij. Mësohet se të pandehur do të jenë edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Boden.

Pas njohjes me akuzat, ish-ministri ka kohë 10 ditë për të kundërshtuar lidhur me pretendimet e Prokurorisë.

Më herët, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen për të katërtën herë me tre muaj për hetimet kundër Saimir Tahirit, pasi duhej më shumë kohë për mbërritjen e disa letër porosive nga Italia dhe Mali i Zi. Kërkesa e Prokurorisë u kundërshtua nga vetë ish-zyrtari dhe u pranua nga Gjykata për Krimet të Rënda. (Lexo këtu)

Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka ndihmuar grupin e Habilajve për të kryer trafik droge.  Ai u hetua nga prokuroria  për dy akuza, korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ndërsa sot hetimet janë mbyllur dhe dosja është dërguar në gjykatë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

(A.B. K.M.F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan prençi gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve liliana baku prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri vladimir mara dritan prençi gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve liliana baku prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri vladimir mara

Sondazh

Poll