Sport

José Mourinho zbulon kontaktin me Federatën Portugeze për të stërvitur kombëtaren: “Unë isha zgjedhja e vetme”...

Trajneri portugez pasi ofertë për t’u zgjedhur si pasardhësi i Fernando Santos, por ai preferoi të qëndronte te Roma

13 Janar 2023, 19:15 Nga DOSJA
José Mourinho zbulon kontaktin me Federatën Portugeze për

ITALI - José Mourinho zbuloi në një konferencë për shtyp pas fitores së Romës ndaj Genoas, në fazën e 16-të të Kupës së Italisë, se ka marrë një ftesë nga presidenti i Federatës Portugeze, Fernando Gomes, për të drejtuar ekipin kombëtar.

“Dua të falënderoj presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, ajo që më tha ai më bëri shumë krenar. Unë nuk isha zgjedhja e tij e parë, por e vetmja dhe se do të kishte bërë gjithçka për të më kthyer në shtëpi. Më bëri shumë të lumtur. Por nuk pranova, jam këtu dhe po jap gjithçka”,- tha trajneri i Romës.

Për pozicionin e refuzuar nga Mourinho, Portugalia zgjodhi spanjollin Roberto Martínez, ish-trajneri i kombëtares së Belgjikës. ‘Special One’, ish-trajner i klubeve si Porto, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham, po drejton Romën që nga viti 2021, me të cilën ka fituar edhe titullit e Conference League sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll