Sport

‘Manjaku seksual’ Benjamn Mendy, u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim. Reagon Manchester City...

Që nga gushti 2021, mbrojtësi i majtë francez 28-vjeçar nuk ka ende një vendim për dy akuza të tjera. Klubi flet pas provës

13 Janar 2023, 18:58 Nga DOSJA

‘Manjaku seksual’ Benjamn Mendy, u shpall i pafajshëm për

ANGLI - Mbrojtësi i majtë francez i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm në gjyq për shtatë akuza, gjashtë për përdhunim dhe një për sulm seksual. Ai është pezulluar nga klubi dhe është përjashtuar që nga gushti i vitit 2021.

Mendy, 28 vjeç, u arrestua në atë kohë, por u lirua me kusht në janar të vitit të kaluar. Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat për krimet e supozuara, të cilat do të kishin ndodhur midis tetorit 2018 dhe gushtit 2021.

Pas 14 ditësh diskutimi, një juri prej shtatë burrash dhe katër grash, e shpalli njëzëri lojtarin të pafajshëm. Megjithatë, ende nuk ka një vendim për dy akuza të tjera për përdhunim, të cilat do të vazhdojnë të gjykohen.

‘Manjaku seksual’ Benjamn Mendy, u shpall i pafajshëm për

Sipas raporteve të shtypit evropian, Mendy gjatë gjyqit tha se akuzat do ta ndjekin përgjithmonë, se karriera e tij futbollistike kishte përfunduar dhe se çështja ishte "ferr absolut".

I pyetur për këtë temë në një konferencë për shtyp, trajneri Pep Guardiola preferoi të mos fliste për këtë temë. Manchester City ka lëshuar vetëm një shënim të shkurtër për të thënë se është në dijeni të vendimit të gjykatës. Shikoni më poshtë:

"Manchester City FC merr parasysh vendimin e Gjykatës së Chester Crown sot, ku një juri e shpalli Benjamin Mendy të pafajshëm për shtatë pika. Juria është në pritje për dy pika dhe gjyqi ka përfunduar.

Duke qenë se ka çështje të hapura në lidhje me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të komentojë më tej në këtë moment”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll