Sport

Ronaldo nuk ndalet, nuk ka tre pa katër, shpall martesën e rradhës

Ish-sulmuesi ikonik i Real Madrid dhe Interit dhe Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhin romantik “Të Dua”. 32-vjeçarja bëri publike momentin në Instagram përpara fansave të saj dhe shkroi: “Po, pranoj! Të dua përgjithmonë!”

13 Janar 2023, 18:37 Nga DOSJA

Ronaldo nuk ndalet, nuk ka tre pa katër, shpall martesën e

SPANJE - Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij modele gjatë pushimeve në Karaibe.

Ish-sulmuesi ikonik i Real Madrid dhe Interit dhe Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhin romantik “Të Dua”. 32-vjeçarja bëri publike momentin në Instagram përpara fansave të saj dhe shkroi: “Po, pranoj! Të dua përgjithmonë!”

Ronaldo nuk ndalet, nuk ka tre pa katër, shpall martesën e

Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues.

Celina bëhet gruaja e katërt në jetën e Ronaldos. 45-vjeçari ka pasur më parë lidhje bashkëshortore me Milene Domingues, Daniella Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony.

Prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll