Politike

“Të hapen e negociatat”, shefja e ONM për nismën e shkarkimit të Metës: Proces në zhvillim

12 Shtator 2019, 13:53 Nga DOSJA
“Të hapen e negociatat”, shefja e ONM për nismën e

MALI I ZI- Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera thotë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.

Nga Podgorica, për RTV Ora Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE

“Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve”, u shpreh Calavera.

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

“Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike genoveva ruiz calavera hapja e negociatave me be shefja e onm shkarkimi i metës genoveva ruiz calavera hapja e negociatave me be shefja e onm shkarkimi i metës

Sondazh

Poll