Aktualitet

Aksidenti te 'Rruga e Arbrit'/ Policia jep detajet: Fadroma humbi kontrollin, po hetojmë në vendngjarje

Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

13 Janar 2023, 13:02 Nga a.l
Aksidenti te 'Rruga e Arbrit'/ Policia jep detajet: Fadroma humbi
aksident te rruga e Arbrit

DIBËR- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin që u shënua ditën e sotme të 'Rruga e Arbrit' ku një fadromë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit dhe mjeti drejtohej nga punëtori i identifikuar me iniciale L.V., i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar pranë spitalit për ndihmë mjekësore. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

"Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia. 

aksident te rruga e arbrit

Sondazh

Poll