Aktualitet

Shpërthimi tek banesa e shefit për hetimin e krimeve në Shkodër, kamerat e sigurisë filmuan autorin

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga drejtues të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës po kryejnë veprimet proceduriale në banesë.

13 Janar 2023, 11:28 Nga A.B
Shpërthimi tek banesa e shefit për hetimin e krimeve në
Pellumb Shpati

SHKODËR- Kamerat e sigurisë, kanë fiksuar autorin që vuri lëndën shpërthyese në banesën e shefit të hetimeve të krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati.

Kamerat kanë fokusuar një person shkon drejt banesës në këmbë, vë lëndën plasëse dhe ikën pak metra më tutje ku e pret makina. Pritet që tu vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit apo autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga drejtues të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës po kryejnë veprimet proceduriale në banesë.

Shpërthimi i fuqishëm me tritol fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar por ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesën tre katëshe ku jeton familja e  Pëllumb Shpatit, babai dhe vëllezërit. Në banesë jetojnë 17 pjesëtarë të familjes.

pellumb shpati tritol baneses se pellumb shpatit

Sondazh

Poll