Aktualitet

'Vrasje kafshësh në mënyra të çuditshme'/ Hidhet një dele e ngordhur në Sarandë, qytetari: Një masakër e çmendur

Sipas demoncimit ky krim është kryer nga skafet e policisë, por ende nuk dihen saktësisht arsyet apo kushtet në të cilën kafsha është vrarë, por trupi i ngordhur, nuk është aspak higjienike.

13 Janar 2023, 12:23 Nga a.l
'Vrasje kafshësh në mënyra të çuditshme'/
Sarandë

SARANDË- Një qytetar në Sarandë ka denoncuar një masakër të ndodhur në Portin e Sarandës ku një person i paidnetifikuar ka hedhur në det një dele të ngordhur. Sipas demoncimit ky krim është kryer nga skafet e policisë, por ende nuk dihen saktësisht arsyet apo kushtet në të cilën kafsha është vrarë, por trupi i ngordhur, nuk është aspak higjienike.

'Denoncoj për kafshën e ngordhur në portin e Sarandës! Një masakër e çmendur. Vendodhja fiks te Porti Sarandës në fund të xhiros. Video është bërë dje rreth orës 8. Denoncojeni ju lutem. Derisa qen edhe skafet e policisë atje ata e kanë hedh me siguri. Kjo është ndotje detit. Vrasje kafshësh në mënyra të çuditshme', shkruhet në denoncimin e publikuar nga JOQ. 

 

 

denoncimi ne sarande

Sondazh

Poll