Aktualitet

Kultivoi 22 kg kanabis, habit 24-vjeçari italian në Polici: Do martohem, më duhen para

Ky është arsyetimi i dhënë në polici nga një 24-vjeçar kur iu gjetën 22 kilogramë kanabis në kopshtin e tij në Verano Brianza, afër Milanos.

13 Janar 2023, 11:59 Nga k.m.
Kultivoi 22 kg kanabis, habit 24-vjeçari italian në Polici: Do
Foto ilustruese

ITALI-Duhet të martohem, por nuk kam para”.

Ky është arsyetimi i dhënë në polici nga një 24-vjeçar kur iu gjetën 22 kilogramë kanabis në kopshtin e tij në Verano Brianza, afër Milanos.

Sipas mediave italiane, droga, me një vlerë rreth 80 mijë euro, u gjet në pako të mbyllura brenda një valixhe. Por atij iu vunë prangat, ndaj dhe u detyrua të shtyjë ditën e dasmës. I riu është dërguar në burgun e Monzës, në verilindje të Milanos. 24-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë dhe tashmë është në hetim për kultivim të lëndës narkotike.

itali

Sondazh

Poll