Aktualitet

Kush është pronari i vërtetë?! Ilir Thana i mori magazinën ish-kryetarit të bashkisë Tiranë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prona i është vjedhur familjes Libohova, e më konkretisht trashgimtarëve të Servet Libohovës.

13 Janar 2023, 12:20 Nga f.g
Kush është pronari i vërtetë?! Ilir Thana i mori
Servet Libohova

TIRANE- Pronari i parë i magazinës që u mor nga shtetasi Ilir Thana, objekti që çoi në burg zyrtarët e Ministrisë së Financave, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm, Arlind Gjokutaj, është një emër jo pak i njohur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prona i është vjedhur familjes Libohova, e më konkretisht trashgimtarëve të Servet Libohovës.

Servet Libohova ka qenë qenë kryebashkiak i Tiranës në vitin 1915-1916. Trashëgimtarë janë të tij janë Asaf, Enver, Insan Libohova, personave që iu mor prona dhe për të cilën shteti pagoi dy herë Ilir Thanën. 

Dy ditë më parë, prokuroria e Tiranës arrestoi Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin Juridik të institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë. 

Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompesim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë  e motres së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë. /Dosja.al

mashtrimi ne ministrine e financave arlind gjokutaj ilir thana servet libohova

Sondazh

Poll