Aktualitet

Po punonte me fadromë tek Rruga e Arbrit, aksidentohet një punonjës i firmës "Gjoka", çohet me urgjencë në spital

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit, e se punonjësi i aksidentuar është transportuar me urgjencë për në spital.

13 Janar 2023, 12:04 Nga k.m.
Po punonte me fadromë tek Rruga e Arbrit, aksidentohet një
Foto ilustruese

DIBËR- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Arbërit. Një fadromë është përmbysur, pasi nuk i ka punuar sistemi i frenimit, për pasojë punonjësi i firmës Gjoka’ ka mbetur i plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit, e se punonjësi i aksidentuar është transportuar me urgjencë për në spital. Deri më tani nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ndërkohë që dhe Policia e Dibrës, po hesht lidhur me ngjarjen. 

firma gjoka rruga e arberit

Sondazh

Poll