Aktualitet

Naftë kontrabandë në Durrës, nis hetimi për anijen 'Geni', kapitenin dhe personat e ekuipazhit

Nafta kontrabanda merret kryesisht nga Libia dhe më pas e shesin në treg me çmim më të lartë.

13 Janar 2023, 11:45 Nga A.B
Naftë kontrabandë në Durrës, nis hetimi për anijen
Anija

TIRANË- Kanë nisur hetimet për anijen e sekuestruar 'Geni' e cila kishte në hambar 51 mijë litra kontrabandë. Po ashtu, kanë nisur procedimin për kapitenin dhe personat që ndodheshin në ekuipazh.

Sasia e naftës dyshohet se është marrë në det të hapur nga mjete të tjera lundruese, me çmim më të ulët. Brenda 6 muajsh, kjo është anija e katërt që kapet me naftë kontrabandë. Nafta kontrabanda merret kryesisht nga Libia dhe më pas e shesin në treg me çmim më të lartë.

nafte kontrabande

Sondazh

Poll