Politike

'Mjerani që vihet në një rol poshtërimi/ Berisha: Politikani më i keqshfrytëzuar dhe i keqpërdorur është Basha

Berisha tha se Basha përdoret nga kryeministri Edi Rama.

13 Janar 2023, 12:45 Nga A.B
'Mjerani që vihet në një rol poshtërimi/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se Lulzim Basha është politikani më i keqshfrytëzuar dhe keqpërdorur. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Basha përdoret nga kryeministri Edi Rama.

'Në cdo vend të botës, nëse ke pasur një funksion publik dhe ke dhënë dorëheqjen nuk pretendon kurrë as një ditë më tej, në rafshin ligjor se je ai që ke qënë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri me të keqshfrytëzuarin dhe keqpërdorurin Lulzim Basha.  

Ky përballet me ligjin për mashtrim publik por nuk ndodh se e mbron Rama. Më duhesh i thotë ai si mashtrues publik dhe vazhdon ti, nuk ka gjë më të turpshme. Të njëjtën gjë bën me Basha bis... Nëse ka dikë në skenën politike që ka poshtëruar veten është Basha bis. Në fund, Taulant Begojaris i tregonte brrylin, mjeranit që vihet në një rol poshtërimi. 

Si do veprohet? Opozita do qëndrojë, asgjë nuk ka mposht ne, jemi burra dhe vajza me ideale të qarta, do mbrojmë kauzën tonë. Ata që nuk e kuptojnë janë gabim. A mund të ndodhë në botë ku? është deputet dhe kalon në kulmin e poshtërimit, e thërret gjykata në mënyrë të përsëritur dhe nuk shkon. Gjykata sigurisht që është e urdhëruar. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll