Politike

Rama paralajmëroi gjobë për fermerët që s'mbjellin tokat bujqësore, Krifca: Ende nuk kemi dalë në një konkluzion

Ministrja Krifca tha se duhet që të takohet me minstra të tjerë për të dalë në një përfundim. 

13 Janar 2023, 12:47 Nga k.m.
Rama paralajmëroi gjobë për fermerët që s'mbjellin
Frida Krifca

TIRANË- Ende nuk ka një vendim për gjobën që kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndaj fermeëve që do të linin djerrë tokën e tyre bujqësore. Në fjalën e saj gjatë një konference për mediat, ministrja Frida Krifca tha se duhet që të takohet me minstra të tjerë për të dalë në një përfundim. 

Në tetor, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nëse fermët e lënë tokën djerrë do të ketë sanksione, çfarë po bëhet me këtë nismë?

Krifca: Është një analizë e lidhur me vitin e kaluar, po bashkëpunojmë për një optikë reale. Mendoj që në Shqipëri prodhohet, vazhdohet që të prodhet. Shumë shpejt do të dalim në një konkluzion se si do qasim këtë çëshjte.

Kryeministri Edi Rama në tetor u foli fermerëve për nevojën e moslënies të asnjë pëllëmbe tokë bujqësore pa u punuar. Ai tha se do të angazhonte Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore për ata që nuk e punojnë dhe e lënë djerrë tokën bujqësore.

frida krifca edi rama

Sondazh

Poll