Politike

Salianji për kreun e grupit në PD, Berisha: Nuk ka asnjë shkelje, vullneti i deputetëve do të respektohet

Berisha u shpreh se vakanca është krijuar nga largimi i Luçiano Boçit për shkak se ai do të kandidojë për qytetar të parë të Elbasanit.

13 Janar 2023, 12:40 Nga A.B

Salianji për kreun e grupit në PD, Berisha: Nuk ka asnjë shkelje,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar të grupit parlamentar të PD. Ai u shpreh se vakanca është krijuar nga largimi i Luçiano Boçit për shkak se ai do të kandidojë për qytetar të parë të Elbasanit.

'Asnjë shkelje, por jemi para një rrethane të tillë, nënkryetari i PD-së, Boçi ka vendosur dhe është përzgjedhur për qytetar të parë të Elbasanit. Në këtë rast ai mund të mbajë funksionin e nënkryetarit të partisë por jo atë të grupit parlamentar. është krijuar një vakancë. Në këtë kontekst, Salianji është një nënkryetar grupi parlamentar. Vullneti i deputetëve do të respektohet por dhe procedurat ligjore. Nuk ka asnjë shkelje.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll