Politike

30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike, Rama telefonatë me Zelenskyyn, Presidenti: Theksoi hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev

Pas bisedës ka reaguar Presidenti Zelenskyy, i cili ka theksuar rëndësinë e rritjes së ndihmës dhe sigurisë për Ukrainën.

13 Janar 2023, 12:32 Nga a.l
30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike, Rama telefonatë me
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministrti Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ditën e sotme. Gjatë bisedës dy liderët uruan njëri-tjetrin për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve. Ndërkohë që një fokus të veçantë ka marrë edhe hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë. 

Pas bisedës ka reaguar Presidenti Zelenskyy, i cili ka theksuar rëndësinë e rritjes së ndihmës dhe sigurisë për Ukrainën. Po ashtu ka falenderuar Ramën për mbështetjen e formulës së paqes. 

Shqipëria do të ketë së shpejti ambasadën e saj në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës. Kështu njoftoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në kohën kur po shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020. Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë./ Dosja.al

edi rama volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll