Politike

Skandali në Ministrinë e Financave/ Berisha: Janë dy variante, ne po bëjmë verifikimet

Berisha deklaroi se sapo PD të bëjë verifikimet, do të dalë me një qëndrim përfundimtar.

13 Janar 2023, 12:24 Nga A.B
Skandali në Ministrinë e Financave/ Berisha: Janë dy variante, ne
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot edhe arrestimet që u kryen dy ditë më parë në Ministrinë e Financave. Gjatë konferencës për mediat, kreu i PD-së tha se aktualisht po shqyrton dy variantet që kanë dalë për këtë ngjarje. Berisha tha se janë dy variante për këtë rast: ose ministria e Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj ka paguar dy herë të njëjtin objekt ose kjo nuk është e vërtetë. Berisha shtoi se sapo PD të bëjë verifikimet, do të dalin me një qëndrim përfundimtar.

'Në treg është edhe një skandal tjetër, për të cilin ka dy variante dhe ne po e ndjekim. Sipas njërit variant, Ministria  e Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj ka paguar dy herë të njëjtin objekt. Sipas një varianti tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Ai ka zbatuar një vendim gjykate dhe kjo është hakmarrje mes zyrtarësh në nivele të dyta. Nëse është varianti i parë, është një krim i shëmtuar. Nëse është varianti i dytë, përbën përsëri një krim shumë të rëndë. Sepse organizohen kurthe që nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por të kundërtës. Sapo të bëjmë verifikimet, do kemi qëndrimin përfundimtar.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll