Politike

Bujqësia me pak kontribut në GDP? Krifca: Jam optimiste, duhet parë shumë më gjerë sektori ynë

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se është optimiste për kontributin e bujqësisë sepse duhet parë në shumë aspekte, pasi në vende të tjera ka shënuar humbje.

13 Janar 2023, 12:47 Nga k.m.
Bujqësia me pak kontribut në GDP? Krifca: Jam optimiste, duhet
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e pyetur për kontributin e prodhimit të brendshëm bruto ka komentuar ndikimin e bujqësisë. Në një konferencë me gazetarët teksa bënte bilancin e vitit 2022, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se është optimiste për kontributin e bujqësisë sepse duhet parë në shumë aspekte, pasi në vende të tjera ka shënuar humbje. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Krifca: Në lidhje me blektorinë, e përmenda që është një sfidë, jo vetëm për ne por edhe të vendeve të tjera të BE, që kanë pasur me 10%. E kemi mbështetur më shumë se asnjëherë.

Kontributi në GDP, një rritje 0.05% nuk duhet të na kënaqë, pse ky rezultat me këtë kontribut?

Krifca: Jam e kënaqur duke konsideruar vështirësitë që sektori ka. Italia ka pasur 10% humbje gjatë vitit 2022 edhe për shkak të thatësirës. Por jam optimiste për kontributin e bujqësisë në ekonomi. Jo vetëm në GDP, por jam optimiste për punësimin dhe rivitalizimin në sektore rurale. Duhet parë shumë më gjërë si sektor.

frida krifca ministria e shendeteise

Sondazh

Poll