Politike

Tenderi i rrugës 'Xhon Belushi'/ Berisha: Me datën 9 Janar Veliaj do shpallte veten fitues! Do fuste në xhep 470 mln lekë

Berisha paralajmëroi se në të ardhmen do të dalin në pah të tjera raste skandaloze.

13 Janar 2023, 12:20 Nga A.B
Tenderi i rrugës 'Xhon Belushi'/ Berisha: Me datën 9 Janar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme tenderin për rrugën 'Xhon Belushi'. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD-së tha se e gjitha ishte një mashtrim i kryer nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mënyrë që të marrë në xhepin e tij shuma të mëdha parash. Në fund të komentit për këtë çështje, kryedemokrati paralajmëroi se në të ardhmen do të dalin në pah të tjera raste skandaloze.

'Veliaj tani në vjedhje përjashton dhe vëllain, vendos të vjedhë nga arka e bashkisë në kontot e tij. Filloi ndërtimin dhe e trumbetoi me të madhe të rrugës 'Xhon Belushi', ia preu shiritin dhe hodhi asfaltet, paraqiti buldozierë dhe rrulat aty, ndërkohë shpall të njëjtin ditë tenderin që do mbyllej me 9 Janar për asfaltimin e asaj rruge. Cdo njeri mendonte se do ishte një tender i përcaktuar, kjo ishte një faqe e zezë, është më keq. Po ndërtonte Bashkia rrugën, me datën 9 Veliaj do shpallte veten fitues me emër tjetër, do fuste në xhep 470 mln lekë. E gjitha do ti nënshtrohet një kontrolli të rreptë opozitar. Do njiheni me raste të tjera skandaloze, jashtë imagjinatës.'- u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll