Aktualitet

Aksident pranë burgut të Fierit, mjeti 'Opel' del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 70-vjeçari

I moshuari ka marrë dëmtime por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

13 Janar 2023, 11:21 Nga A.B
Aksident pranë burgut të Fierit, mjeti 'Opel' del nga rruga
Makina

FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin 'Fier-Marinzë', pranë burgut të Fierit. Një mjet tip 'Opel Zafira' ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anës saj. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 70-vjeçar, Ilia Shabani, i cili ishte duke udhëtuar i vetëm.

Pranë vendin të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe mjekët e urgjencës të cilët kanë shoqëruar për në mjediset e spitalit 70-vjeçarin. I moshuari ka marrë dëmtime por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

aksident ne fier fier ilia shabani

Sondazh

Poll