Aktualitet

110-vjetori i Policisë së Shtetit, zv.ministri: Teknologjia na ndihmon, risia e këtij viti janë të dhënat nga satelitët

Mahila dejklaroi se Policia e Shtetit sot është një etapë të re, në një fazë më premtuese dhe drejt integrimit në rrugën europiane.

13 Janar 2023, 10:15 Nga A.B
110-vjetori i Policisë së Shtetit, zv.ministri: Teknologjia na
Andi Mahila

TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila mori fjalën në ceremoninë për 110 vjetorin e Policisë së Shtetit. Në nisje, ai theksoi se ministri Bledi Çuçi nuk është prezent për shkak se ndodhet në një takim në Itali. 

Më tej, Mahila dejklaroi se Policia e Shtetit sot është një etapë të re, në një fazë më premtuese dhe drejt integrimit në rrugën europiane. Ai vuri theksin te përdorimi i teknologjisë në Policinë e Shtetit, duke përmendur makinat inteligjente, dronët, radarët dhe së fundmi satelitët.

'Falenderoj ministrin Bledar Çuçin për punën, sot nuk mund të ishte prezent për shkak të udhëtimit në Itali. Policia e shtetit ka kaluar kalvarin e vet. Sot jemi në një etap të re, në një fazë më premtuese, jemi në fazën e integrimit në rrugën europiane. Sot kemi rastin të bëjmë një bilanc, arritje apo dhe dështime. Shërbimi është një detyrë parësore e policisë. Ky vizion është sfida jonë e vazhdueshme, dua të arrijmë në një simbiozë mes policisë dhe qytetarëve. Me angazhimin e të gjithëve mund të bëhet realitet më shpejt se sa mendohet. Reformat kanë pasur në thelb qytetarin. Një polici që trajtojn qytetarin si të huaj, nuk është funksionale. Zhvillimi ekonomik i vendit, krijimi i kushteve është objektivi ynë. Që policia të ketë sukses duhet të veprojë në kushte sa më optimale. Synimi ynë është që luftën ta ngrejmë në një nivel më të panjohur më parë. Kemi bindjen se trajtimi financiar do të arrijë rezultate akoma më të larta.

Investimet në teknologji janë 7 herë më shumë se 1 vit më parë, janë bërë nisur nga bindja se vende të vogla mund të bëjnë kapërcime vetëm përmes teknologjisë. Makinat inteligjente, dronët, radarët, janë vlerë jona e shtuar. Këtyre risive i shtohen dhe të dhënat që do mblidhen nga satelitët që janë hedhur enkas në orbitë për monitorimin e vendit tonë. Kjo do ta frenojë korrupsionin, teknologjia nuk njef mik dhe shok. Ai që ndërhyn është i kapshëm. Punonjësit e policisë meritojnë të ushtrojnë detyrën në kushte sa më prestigjoze. Një qindarkë sot është një investim për të ardhmen.'- tha Mahila.

andi mahila

Sondazh

Poll