Sport

Djokovic “bëhet i forte” imiton Messin me batutën e Botërorit të Katar2022

“Çfarë sheh budalla? Ik andej!”. Reagimi i Lionel Mesit pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Holandës në Katar 2022, është kthyer në një nga frazat më të përsëritura dhe trend edhe në aspektin komercial.

12 Janar 2023, 18:00 Nga DOSJA
Djokovic “bëhet i forte” imiton Messin me batutën e

AUSTRALI - Duket se edhe tenisti serb, Novak Djokovic, është munduar të përfitojë pak nga suksesi i kësaj fraze, duke e kopjuar atë me ndihmën e një homologu argjentinas, Diego Shvartzman, i cili me siguri e ka ndihmuar me theksin.

Ky i fundit ka publikuar në rrjete sociale momentin humoristik, kur Djokovic bënte të njëjtën gjë si Mesi ndaj Ueighorst të Holandës, pas ndeshjes së ndezur në Katar 2022, teksa të dy tenistët gjendeshin në palestër duke u përgatitur për ndeshjet e Australian Open.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll