Sport

Federata Braziliane e Futbollit kontakton Luis Enrique: ai është në ‘pole’ për Seleçao…

Thuhet se me emra të zëshëm si Carlo Ancelotti dhe José Mourinho, kanë refuzuar.

12 Janar 2023, 11:48 Nga DOSJA
Federata Braziliane e Futbollit kontakton Luis Enrique: ai është

BRAZIL - Federata Braziliane e Futbollit ka kontaktuar me Luis Enrique dhe sipas raportimeve të Sport, trajneri asturian është në ‘pole position’ për t'u bërë trajner i Seleçaos. 

Brazili, i cili pas lamtumirës së Tite, vendosi t'ia besojë stolin një trajneri të huaj, ka nisur tashmë prej disa javësh, me emra të zëshëm si Carlo Ancelotti dhe José Mourinho, të cilët megjithatë kanë refuzuar. Ajo që vlerësohet veçanërisht te ish-trajneri i Spanjës është guximi i tij në lançimin e lojtarëve të rinj, idealë për rinovimin e kombëtares braziliane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll