Sport

‘Përralla’ e Lucas Perezit: pagoi 500.000 euro nga xhepi për t'u rikthyer te La Coruna. Sulmuesi shënoi dy gola në debutim…

Sulmuesi 34-vjeçar pagoi klauzolën gjysmë milioni për t'u larguar nga Cadiz dhe u shpërblye menjëherë në debutimin e tij.

12 Janar 2023, 11:32 Nga DOSJA

‘Përralla’ e Lucas Perezit: pagoi 500.000 euro nga xhepi

SPANJE - Futbolli spanjoll i emocionuar nga historia e Lucas Perez. Sulmuesi 34-vjeçar spanjoll, i cili në të kaluarën ka luajtur për Arsenalin, Aston Villa, Deportivo Alaves dhe shumë të tjera, ka vendosur të largohet nga La Liga, ku luante për Cadiz, për t'u rikthyer te skuadra e tij e preferuar Deportivo La Coruna, duke synuar rikthimin e saj në elitë nga  divizioni i tretë. 

Për ta bërë këtë, Perez ishte i gatshëm të paguante nga xhepi i tij klauzolën e lirimit prej gjysmë milioni eurosh që e lidhi me Cadizin. Dhe debutimi i tij me ekipin e ri para 24.000 shikuesve të dielën, ishte vërtet një ëndërr e vërtetë: La Coruna fitoi 3-0, Lucas Perez shënoi dy gola, duke e ngushtuar largësinë në vetëm 4 pikë nga kreu i renditjes. 

Lucas Perez ishte golashënuesi më i mirë i Cadiz vitin e kaluar dhe ai kishte qenë i një lojtar i rëndësishëm në shpëtimin e skuadrës. Por ai megjithatë vendosi të heqë dorë nga shumë para, për t'u kthyer në klubin e zemrës së tij. Në futboll, flamujt ekzistojnë ende. Për fat të mirë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll