Aktualitet

Biznesmeni grek përdhunon të miturën shqiptare, dëshmia: Fiziku i saj ngjante si grua

53-vjeçari ka deklaruar se nuk e dinte moshën e të miturës, pasi fiziku i saj i ngjante atij të një gruaje dhe se lidhja e tyre dihej dhe nuk fshihej, pasi dilnin rregullisht.

12 Janar 2023, 10:51 Nga A.B
Biznesmeni grek përdhunon të miturën shqiptare, dëshmia:
Foto ilustruese

GREQI- Një biznesmen grek ka përdhunuar të miturën shqiptare. Mediat greke kanë zbardhur ditën e sotme ngjarjen e rëndë për të cilën 53-vjeçari është dënuar me burg. 

Ai u shpall ditën e djeshme fajtor për abuzim me të miturin në mënyrë të pahijshme të vazhdueshme. 53-vjeçari i vetëpunësuar nga Volosi ka abuzuar me 16-vjeçaren shqiptare e cila ishte praktikante në kompaninë e tij. Dyshohet se të dy kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë biznesit të 53-vjeçarit. 53-vjeçari ka deklaruar se nuk e dinte moshën e të miturës, pasi fiziku i saj i ngjante atij të një gruaje dhe se lidhja e tyre dihej dhe nuk fshihej, pasi dilnin rregullisht. Ai thotë se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj. Por nga ana e saj, vajza shqiptare thotë se është shfrytëzuar nga biznesmeni 53-vjeçar dhe është mashtruar nga ai për ta joshur në akte seksuale.

Abuzimi i vazhdueshëm ndaj shqiptares dyshohet se është kryer në periudhën nga nëntori 2017 deri në shtator 2018, në vende jashtë biznesit të të pandehurit.

Prindërit e të miturës në atë kohë raportuan ngjarjet dhe ngritën padi kundër biznesmenit ndërsa të njëjtin denoncim dyshohet se ka bërë edhe vëllai i saj. Ajo ka hezituar të flasë për atë që dyshohet se i ka ndodhur, por ka ngritur dyshimet e prindërve të saj kur papritur ka ndaluar së shkuari në kompaninë ku po praktikohej.

greku perdhunon shqiptaren greqi shqiperi

Sondazh

Poll