Aktualitet

'Është përdhunuar', Qytetarët kenianë mbledhin fonde për kurimin e Joy-t jashtë Shqipërisë

Kontributi i faqes 'Gofund me' ka arritur në 26,700,00 dollarë.

12 Janar 2023, 09:37 Nga A.B
'Është përdhunuar', Qytetarët kenianë
Joy Abongo

TIRANË- Dhunimi dhe gjendja e rëndë e Joy Abongo në Shqipëri, është komentuar në mediat keniane. Qytetarët atje, i janë përgjigjur thirrjes së nënës së Joy për ta ndihmuar.

Miqtë e vajzës keniane kanë hapur një llogari bankare, për të mbledhur një fond në mënyrë të tillë që të bëhet transferimi i saj në një spital të specializuar, pasi truri i së resë ndodhet në gjendje vegjetative. Mediat keniane pasqyrojnë vizitën dje të dy përfaqësuesve të ambasadës keniane në Tiranë si dhe kërkesën e tyre për zbardhjen e ngjarjes. Ata thonë se deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të zjarrtë të autorëve.

Aktualisht, ka pretendime se Joy është përdhunuar, shkruan KDRTV, por policia duhet të përfundojë hetimin dhe të dalë me një raport më përfundimtar se çfarë ka ndodhur saktësisht me të renë, e cila punonte në Shqipëri për më pak se 6 muaj.

Qindra qytetarë nga Kenia dhe nga shtete të tjera po kontribuojnë për shpenzimet e saj mjekësore të cilat po rriten çdo ditë. Kontributi i faqes 'Gofund me' ka arritur në 26,700,00 dollarë.

Në SHBA, një diasporan nga Kenia, i cili është Kryetar i Diasporës së Kenias në SHBA, Marasa i ka kërkuar çdo keniani në SHBA të dhurojë të paktën 5 dollarë për këtë kauzë të denjë. 

Nëna e Joy Abongo ka falenderuar të gjithë njerëzit që moralisht, financiarisht dhe shpirtërisht janë paraqitur për t'i dhënë familjes mbështetjen e nevojshme në këto kohë të vështira.

joy abongo

Sondazh

Poll