Aktualitet

Operacion blic në Skoci/ Zbulohet 'shtëpia e barit' me vlerë 163 mijë paund, arrestohet 28- vjeçari shqiptar (EMRI)

Ferma ishte ngritur në ambientet e një zyre që nuk frekuentohej më në rrugën Nicolson. Bimët e sekuestruara arrinin vlerën e 163 mijë paund.

12 Janar 2023, 09:44 Nga a.l
Operacion blic në Skoci/ Zbulohet 'shtëpia e barit' me
Skoci

SKOCI- Një operacion blic është zhvilluar në Skoci, në kuadër të të cilës është zbuluar një fermë e madhe kanabisi në qendër të zonës së quajtur Greenock. Mediat vendase raportojnë se në pranga është vënë një 28- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Bledjan Buci. 

Ferma ishte ngritur në ambientet e një zyre që nuk frekuentohej më në rrugën Nicolson. Bimët e sekuestruara arrinin vlerën e 163 mijë paund. Buci, i cili rezulton pa precendetë të mëprashëm penale, akuzohet për prodhimin e kanabisit. Në maj të vitit të kaluar 40 bimë kanabisi u sekuestruan gjatë një bastisjeje në një banesë në rrugën Bearhope./ Dosja.al

bledjan buci

Sondazh

Poll