Aktualitet

Avokati arrestohet në SHBA, kërkohej për mashtrim në Shqipëri (EMRI)

Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra.

12 Janar 2023, 10:21 Nga A.B
Avokati arrestohet në SHBA, kërkohej për mashtrim në
Gazmir Xhurxhi

SHBA- Arrestohet shqiptari në New York. Gazmir Xhurxhi, sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Emigracionit dyshohet për mashtrim në Shqipëri. Ai kishte shkelur vizën e tij për qëndrim në SHBA.

Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra. Më 3 tetor të vitit 2018, ai mbërrin në SHBA me vizë. Sipas njoftimit zyrtar, Xhurxhi duhej të qëndronte në SHBA deri më 2 prill të vitit 2019.

Gjykata e Tiranës e dënoi Xhurxhin për mashtrim më 8 maj të vitit 2018.

Burimi: Ice.gov

gazmir xhurxhi

Sondazh

Poll