Aktualitet

ME VIDEO- “Droni edukues” kap manovrat e gabuara të drejtuesve të mjeteve në Tiranë

Të gjithë ata shoferë të cilët shfaqen në videot e kapura nga droni duke mos respektuar korsinë e lëvizjes do të marrin gjobë deri në 3 mijë lekë.

12 Janar 2023, 09:54 Nga a.bb
ME VIDEO- “Droni edukues” kap manovrat e gabuara të drejtuesve
Policia

TIRANË- “Droni edukues” i vënë në dispozicion të policisë ka kapur manovrat e gabuar të drejtuesve të mjeteve. Policia bën me dije përmes një postimi zyrtar se të gjithë ata shoferë të cilët shfaqen në videot e kapura nga droni duke mos respektuar korsinë e lëvizjes do të marrin gjobë deri në 3 mijë lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor.

droni edukues

Sondazh

Poll