Aktualitet

Me drogë e euro në makinë/ Arrestohet shqiptari në Itali, 'e fundos' kontrolli në bodrum, çfarë gjeti policia?

Kontrollet kanë vijuar edhe në bodrumin e shtëpisë, në Vimodrone, ku agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize, ku po ashtu, u gjetën dhe 16610 euro.

12 Janar 2023, 10:13 Nga a.l
Me drogë e euro në makinë/ Arrestohet shqiptari në Itali,
drogë dhe euro

ITALI- Një 46- vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë, për trafik të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se, arrestimi i shqiptarit është bërë më datë 8 janar. Fillimisht 46-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi doli nga një makinë dhe më pas gjat kontrollit fizik të autoriteteve italiane në banesë, u gjendën dhe u sekuestruan 900 doza kokainë.

Shqiptarit iu gjetën 295 euro dhe katër palë çelësa të dy banesave dhe dy makinave. Ndërsa, brenda dorezës së makinës u gjetën 19 mbështjellës kokainë me peshë 81 gram dhe një peshore precize. Kontrollet kanë vijuar edhe në bodrumin e shtëpisë, në Vimodrone, ku agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize, ku po ashtu, u gjetën dhe 16610 euro./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll