Aktualitet

“Do vras politikanët”/ U kap me arsenal armësh, Gjykata e Lezhës lë në burg Antonio Lekën

Gjatë marrjes në pyetje, ai i lidhi veprimet e tij në emër të patriotizmit, mirëpo nuk tregoi në asnjë moment se ku i kishte gjetur armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

12 Janar 2023, 10:03 Nga A.B
“Do vras politikanët”/ U kap me arsenal armësh, Gjykata e
Antonio Leka

LEZHË- Gjykata e Lezhës, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për 36-vjeçarin, Antonio Leka. Ndaj tij janë ngritur akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Avokati i 26-vjeçarit Eduart Karaçi ka kërkuar një masë më të bute dhe ekspertim mjeko-ligjor të klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.

Ky person, u kap dy ditë më parë me armë dhe municione luftarake në makinë, duke suprizuar të gjithë me rrëfimin.

'Do vras politikanët e Lezhës'- u tha i riu forcave të policisë, të cilët më pas e neutralizuan. 

Gjatë marrjes në pyetje, ai i lidhi veprimet e tij në emër të patriotizmit, mirëpo nuk tregoi në asnjë moment se ku i kishte gjetur armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

Arrestimi i tij ka ardhur pas një telefonate në Polici nga nëna dhe i vëllai i tij të cilët referuan rastin me frikën se i afërmi tyre mund të kryente ndonjë akt të rëndë. Ishte e ëma, ajo që i doli në mbrojtje të tij, duke u shprehur se armët blindshpues që kishte i biri ishin në fakt të sajat, pasi ishte pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë. 

Pak para se të vendosej në prangat e policisë, në media u bënë publike pamjet e Lekës, i cili ishte veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh. Ai shfaqej nën shoqërinë e disa personave të tjerë, në brendësi të një servisi automjetesh në qytetin e Lezhës, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ai do prangosej nga uniformat blu. 

Aktualisht pritet të kryhen edhe ekzaminimet mjekësore ndaj tij pasi dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

antonio leka arrestohet antonio leka eduart karaçi

Sondazh

Poll