Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Hidhet shorti në KQZ, KZAZ me numër çift do ti drejtojë PS, PD drejton në ato me numër tek

KQZ përcaktoi në mbledhjen e shkuar se nga 7 anëtarë, 2 do t'i kishte PS, 2 PD, 1 PL dhe 1 PSD.

12 Janar 2023, 09:25 Nga f.g
Zgjedhjet e 14 majit/ Hidhet shorti në KQZ, KZAZ me numër çift
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin sot për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Shorti vendosi që në të gjitha KZAZ me numër çift, anëtari i shtatë ose kryesuesi do të vijë nga radhët e PS, ndërsa në ato KZAZ (qendra votimi) me numër tek, anëtari do të jetë i PD.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se kjo çështje tashmë u mbyll dhe vendimi hyn në fuqi për zgjedhjet e 14 majit 2023. KQZ përcaktoi në mbledhjen e shkuar se nga 7 anëtarë, 2 do t'i kishte PS, 2 PD, 1 PL dhe 1 PSD. Deri më tani, për shkak të ngërçit me vulën e PD në gjykatë, Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha edhe në këto zgjedhje, njësoj si në 6 mars nuk do të ketë komisionerë./Dosja.al

kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll