Politike

"Firmos këtu"/ Mediu zbërthen bisedën në Prokurori: Më vunë para dosjen e vitit 2009! 15 ditë para demontimit mu dha garanci për Gërdecin

Mediu tha se 15 ditë përpara se të bëhej demontimi, autoritet më të larta ushtarake në këshillin e sigurisë kishin dhënë garancinë se Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.

11 Janar 2023, 22:29 Nga F.M
"Firmos këtu"/ Mediu zbërthen bisedën në
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se nuk ekziston asnjë shkresë e vetme komunikimi e tij, familjes apo stafit të tij me personazhet që merreshin me demontimin e municioneve në Gërdec. Pasi iu komunikua akuza nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ftuar në Now, Mediu tha se 15 ditë përpara se të bëhej demontimi, autoritet më të larta ushtarake në këshillin e sigurisë kishin dhënë garancinë se Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.

Ai sqaroi se në 15 vjet nuk është thirrur asnjë ditë të vetme për të dëshmuar dhe dje i është vënë para dosja e vitit 2009, me prokurorët e po të njëjtit vit. Sipas tij, dje i është kërkuar të firmosë atje ku kanë firmosur ata prokurorë.

“Ka dy qëndrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe 15 ditë para se të ndodhte demontimi nga autoritetet më të larta ushtarake të cilët thonë që Gërdeci funksiononte si farmaci ishte perfekt dhe i shtymë që të vazhdonin procesin. Për më tepër 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, në një analizë për armatim-municionin në shtab është mbajtur një mbledhje me autoritetet të më larta ushtarake ku kryeinixhineri i Mjekësit ka kërkuar mbështetje për furën e Namës së Mjekësit dhe përgjigjja ka qenë: po të jetë për furrën e Namës unë e kam 100 herë më të mirë atë që ndodh në Gërdec. Në 15 vjet nuk jam thirrur asnjë ditë të vetme për të dëshmuar dhe dje jam vënë para dosjes së vitit 2009, me prokurorët e po të njëjtit vit dhe më është kërkuar të firmos atje ku kanë firmosur ata prokurorë,”- tregoi Mediu.

Ish-ministri i i Mbrojtjes akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal. Ai u paraqit dje në SPAK, ndërsa për mediat është shprehur se nuk ka asnjë provë të re.

fatmir mediu fatmir mediu ne spak

Sondazh

Poll