Aktualitet

Lezhë/ Qëllohet me armë makina ku po udhëtonin punonjësit e bashkisë (EMRAT)

27 Shkurt 2019, 09:30 Nga DOSJA
Lezhë/ Qëllohet me armë makina ku po udhëtonin

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Lezhës, pasi një makinë që ishte duke lëvizur është qëlluar me armë nga një makinë tjetër.

Në mjetin e sulmuar ndodheshin dy punonjës së Bashkisë së Lezhës, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Në momentin që janë qëlluar, personat e sipërpërmendur mësohet të kenë parakaluar mjetin nga ku erdhën plumbat. Ata thanë se mjeti është qëlluar në pjesën e poshtme, pra tek gomat. Për t’ju shpëtuar të shtënave “Ford Focus:-i ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në një karburant.

Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhetonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjeter.

Nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve. Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Pak orë më vonë ka reaguar dhe bashkia e Lezhës  ku shkruan se kjo ngjarje nuk ka lidhje me punën e tij në këtë institucion.

“Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike”.

Automjeti që u qëllua nga persona ende të pa identifikuar, po lëvizte në drejtim të Tiranës.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri makina me punonjes te bashkise lezhe ngjarja ne lezhe nuk ka te lenduar qellohet makina ne lezhe arme zjarri makina me punonjes te bashkise lezhe ngjarja ne lezhe nuk ka te lenduar qellohet makina ne lezhe

Sondazh

Poll