Sport

Nga Skëndërbeu te Ylli i Kuq në Beograd, ja çfarë thonë mediat serbe për sulmuesin!

Peter Olajinka (27) luan në krahun e majtë dhe vjen në Beograd si lojtar i lirë. Tani për tani, ai ende nuk ka mbërritur dhe duhet t'i bashkohet skuadrës në verë, ndonëse ka mundësi të vijë qënë janar, nëse bardhekuqtë shesin Stefan Mitroviqin ose Aleksandar Katain .

11 Janar 2023, 13:38 Nga DOSJA
Nga Skëndërbeu te Ylli i Kuq në Beograd, ja çfarë

SERBI - Këtë dimër, Red Star bleu Peter Olayinka ish-lojtari i Skëndërbeut në Shqipëri i cili ka bërë një karrierë të mirë ndërkombëtare, përpara kalimit të tij në Beograd ai ishte aktivizuar me Slavia Çeke.

Peter Olajinka (27) luan në krahun e majtë dhe vjen në Beograd si lojtar i lirë. Tani për tani, ai ende nuk ka mbërritur dhe duhet t'i bashkohet skuadrës në verë, ndonëse ka mundësi të vijë qënë janar, nëse bardhekuqtë shesin Stefan Mitroviqin ose Aleksandar Katain .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olayinka Peter Oladeji (@olayinka_peter)

Gjegjësisht, duke parë profilin e futbollistit nigerian në Instagram, mund të konstatohet se ai respekton traditat e vendlindjes së tij, Nigerisë, por edhe të njerëzve që i përket.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olayinka Peter Oladeji (@olayinka_peter)

Përsa i përket stilit dhe ngjyrave të ndezura që preferon në veshjen e tij, ai të kujton shumë Gelor Kangën , i cili vitet e fundit ka gëzuar fansat e Yllit të Kuq me veshjet e tij unike .

Peter Olajinka ka shpërndarë në rrjetet sociale një numër të madh fotografish në të cilat pozon me gruan e tij Jetunde Barnabas Olajinka, e cila është një ish-miss, modele dhe aktore e njohur nga Nigeria.

Meqë ra fjala, ajo është pesë vjet më e madhe se Peter, por çifti i lumtur mesa duket nuk e ka fare problem diferencën në moshë. Ata kanë një vajzë, emri i së cilës është Gemma .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olayinka Peter Oladeji (@olayinka_peter)

Peter dhe Jetunde Olayinka nuk e fshehin dashurinë e tyre të ndërsjellë, kështu që ata shpesh ndajnë mesazhe me përmbajtje dashurie me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Prandaj, nuk është për t'u habitur që ata janë fotografuar shpesh së bashku, me të njëjtat veshje. Diçka e tillë i përket traditës nga vendet e mesme nga vijnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll