Aktualitet

Protestë në Shëngjin/ Vonesa e pagave, punonjësit e Portit: Duam rrogën dhe shpërblimet

Pagat e tyre janë të ulëta, nën 40 mijë lekë në muaj, megjithatë janë shpresa e tyre e vetme për të mbajtur familjet dhe ndaj kanë dërguar në drejtorinë e Portit, përfaqësuesit e sindikatës. 

11 Janar 2023, 11:18 Nga A.B
Protestë në Shëngjin/ Vonesa e pagave, punonjësit e Portit:
Protesta

LEZHË- Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata shprehen se nuk marrë nga porti as pagën e muajit dhjetor 2022 dhe as të ashtuquajturin shpërblim që kryeministri Edi Rama i akordoi qytetarëve në kuadrin e “Pakos së Madhe kundër Inflacionit”. Pagat e tyre janë të ulëta, nën 40 mijë lekë në muaj, megjithatë janë shpresa e tyre e vetme për të mbajtur familjet dhe ndaj kanë dërguar në drejtorinë e Portit, përfaqësuesit e sindikatës. 

Njeri nga punonjësit e shpjegoi situatën: Si çdo punonjës i republikës që ka pritur nga paketa “Rama”, na takon një shpërblim “antikrizë”. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga drejtoria e ndërmarrjes për punën e Paketës, lekët që do të na jepen, përveçse e kemi pagën e vogël nën 40 mijë lekë. 40 mijë lekë e kanë punonjësit e zjarrfikëses e të pastrimit. Ne presim të marrim si çdo qytetar, Paketën që na takon, kur as rrogat e muajit dhjetor 2022 nuk na janë dhënë, sepse porti nuk ka pasur të ardhura, probleme financiare.  Ndaj, kërkojmë edhe rrogën, edhe shpërblimin që na takon.

Kryetari i sindikatës dhe ai i Konfederatës ka qenë tek drejtori dhe i ka thënë se nuk kemi lekë, akoma nuk kemi mundësi… Kanë komunikuar edhe me Mimoza Dhëmbin, kryetaren e këshillit mbikqyrës dhe ka thënë se do t’ju japim përgjigje por përgjigje nuk kemi marrë. Pra, as pagën s’e kemi marrë, as kemi shpresa për shpërblimin që duhet të na jepet. Duhet të na takojë edhe si punonjës të sektorit zjarrfikës, dhe si punonjës me paga minimale. As sektorët e tjerë në port nuk kanë marrë pagat e dhjetorit dhe as shpërblimin që u takon. Zëri ynë kryesor jeni ju mediet, se duhet ta kuptojnë dhe drejtuesit që të marrin masa për t’u dhënë pagesën atyre që u takon. Ka pasur edhe vonesa të tjera pagash, p.sh. pagën e nëntorit e kemi marrë më 28 dhjetor, pra edhe Krishtlindjet i kemi kaluar pa u paguar.

sander marashi proteste ne portin e shengjinit porti i shengjinit

Sondazh

Poll