Aktualitet

EMRAT/ Menaxhonin qendrën e masazhit ku ushtrohej prostitucioni në Tiranë, identifikohet motra dhe vëllai

Kristina Halili i cila rekrutonte vajzat dhe një prej vajzave që ishte punësuar.

11 Janar 2023, 09:56 Nga A.B
EMRAT/ Menaxhonin qendrën e masazhit ku ushtrohej prostitucioni në
Qender Masazhesh

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për ushtrim prostitucioni. Si pasojë e këtij operacioni u arrestua Kristina Halili i cila rekrutonte vajzat dhe një prej vajzave që ishte punësuar. Kristina Halili është motra e administratorit të qendrës, Kristos Halili, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Pas këtij zbulimi, policia vuri në pranga Kristina Halilin dhe vajzën e cila ishte rekrutuar për të punuar në atë qendër masazhesh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

qender prostitcioni ne tirane kristina halili kristos halili

Sondazh

Poll