Aktualitet

Vritet shqiptari në Gjermani/ Ish-i dashuri i partneres e qëllon me armë zjarri, 31- vjeçari vdes në spital, arrestohet autori

Autori i ngjarjes një 29- vjeçar gjerman i cili shoqërohej nga një i afërm ka shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij.

11 Janar 2023, 11:07 Nga a.l
Vritet shqiptari në Gjermani/ Ish-i dashuri i partneres e qëllon me
Gjermani

GJERMANI- Një 31-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Freiburgu rreth orës 15:00 më datë 7 janar, para një banese në këtë zonë.

Autori i ngjarjes një 29- vjeçar gjerman i cili shoqërohej nga një i afërm ka shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij. Siç raportojnë mediat vendase, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin shqiptar.

31-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga./ Dosja.al

vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll