Aktualitet

Merr flakë kampi i të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, duket shenjat e djegieve që kanë ndodhur brenda godinës, ku të rinjtë që mbështesin PL-në, kalojnë 5 ditë në këtë kamp, ku përmes lojrave dhe misioneve, qëllimi kryesor është socializimi dhe zbulimi i elementëve që dëshirojnë të spikatin politikisht.

11 Janar 2023, 10:41 Nga k.m.
Merr flakë kampi i të rinjve të Partisë së Lirisë
Pamje nga kampi i PL

JALË- Merr flakë objekti ku çdo vit në Jalë, mblidhen të rinjtë e Partisë së Lirisë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në disa zona të godinës janë të qarta shenjat e djegieve që kanë ndodhur brenda godinës.

Por deri më tani, nuk ka asnjë koment nga ana e Partisë Lirisë, por edhe Policia e Shtetit nuk ka dalë me asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur e nëse zjarri është i qëllimshëm apo ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik me rrjetin elektrik. 

Të rinjtë që mbështesin PL-në, kalojnë 5 ditë në këtë kamp, ku përmes lojrave dhe misioneve, qëllimi kryesor është socializimi dhe zbulimi i elementëve që dëshirojnë të spikatin politikisht. Në këtë kamp, gjatë gjithë ditës zhvillohen takime dhe trajnime të ndryshme me politikanë, diplomatë, gazetarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët ndajnë diskutimet e tyre dhe i përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të kësaj partie. 

jale partia e lirise

Sondazh

Poll