Aktualitet

Dyndje në sportelet e postës në Elbasan/ Qytetarët në radhë për të marrë shpërblimin: U mbaruan një herë lekët

Disa prej të moshuarëve mendojnë se kjo pako erdhi në këtë vit për arsye politike, pasi jemi në vit elektoral për pushtetin vendor.

11 Janar 2023, 10:50 Nga a.l
Dyndje në sportelet e postës në Elbasan/ Qytetarët në
pensionistët në radhë

ELBASAN- Qytetarë të shumtë në numër kanë pritur me orë të tëra pranë sporteleve të Postës Shqiptare në Elbasan për të marrë shpërblimet e fundvitit nga qeveria shqiptare. Të moshuarit shprehen se shuma e akorduar nga qeveria është e pamjaftueshme, në një kohë kur çmimet e produkteve dhe shërbimeve jetike kanë pësuar rritje të konsiderueshme. Disa prej tyre mendojnë se kjo pako erdhi në këtë vit për arsye politike, pasi jemi në vit elektoral për pushtetin vendor.

Kanë njerëzit që në oren 9, kanë ardhur më herët kanë dorëzuar librezat. U mbaruan një herë lekët, presim të vijnë prapë lekët", tha një qytetar.

"5 mijë të reja. Asgjë fare në krahasim me çmimet, në krahasim me nivelin e jetesës janë shumë pak", tha një qytetar. 

"Janë për arsye politike, është në prag të votave”, tha një qytetar.

Paratë në sportelin e postës shqiptare në Elbasan vinë me shuma shumë të vogla dhe mbarojnë shumë shpejt duke mos iu përgjigjur dot numrit të qytetarëve. 

pensionistet ne radhe

Sondazh

Poll