Aktualitet

Dhunimi barbar i Joy-t, zyrtarët e ambasadës keniane mbërrijnë në komisariatin nr. 1

Përfaqësuesit janë në takim me shefin e komisariatit për të mësuar detaje dhe nëse janë mbrojtur pozitat e shtetases së tyre.

11 Janar 2023, 10:51 Nga A.B
Dhunimi barbar i Joy-t, zyrtarët e ambasadës keniane
Joy

TIRANË- Përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Romë janë paraqitur në komisariatin nr. 1 për të marrë informacion në lidhje me hetimet për dhunimin e 22-vjeçares e njohur me emrin Joy. Dosja mësoi se përfaqësuesit janë në takim me shefin e komisariatit për të mësuar detaje dhe nëse janë mbrojtur pozitat e shtetases së tyre.

22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ndërsa e reja punonte në një kazino të Tiranës. Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që  e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.

Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte./Dosja.al

joy aoko

Sondazh

Poll