Aktualitet

FOTOT- 'Masazh suedez por edhe seks", kjo është qendra e prostitucionit në Astir, vajzat reklamonin zonat e 'nxehta' në Instagram

Ato ushtronin prostitucionin ilegalisht ndërsa në pranga ka rënë vetëm një vajzë që shfrytëzohej për prostitucion.

11 Janar 2023, 10:34 Nga f.g
FOTOT- 'Masazh suedez por edhe seks", kjo është qendra e
Nje nga vajzat e reklamuara

TIRANE- "Eden_massage_esthetic", është baza që është goditur sot nga Policia e Shtetit. Dosja mësoi se qendra e masazhit ndodhej në Tiranë dhe menaxhohej nga Kristina dhe Kristos Halili, të dy motër e vëlla. Ata punësonin vajza të reja, të cilat i përdornin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi.

Burime i thanë Dosja se pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të "shërbimit" që ofronin punonjëset. Ato ushtronin prostitucionin ilegalisht ndërsa në pranga ka rënë vetëm një vajzë që shfrytëzohej për prostitucion. Në këtë qendër ofrohej edhe masazh suedez apo shërbime për heqjen e dhimbjeve të shpinës.

Prurjet e reja të qendrës reklamoheshin në Instagram, ku në vend të reklamimit tëe teknikave të masazhit, Eden reklamonte format trupore të punonjëseve./Dosja.al

kristos halili kristina halili goditet qendra e masazhit

Sondazh

Poll