Aktualitet

Vjedhje përmes Call Center-it, arrestohen 9 persona në Tiranë, 6 shpallen në kërkim (SKEMA)

27 Shkurt 2019, 10:07 Nga DOSJA
Vjedhje përmes Call Center-it, arrestohen 9 persona në Tiranë, 6

TIRANE- Nëntë persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, e cila po procedon në gjendje të lirë 5 shtetas ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat në fjalë akuzohen të kenë kryer një vjedhje që kap shifrën e 510 mijë eurove.

Sipas njoftimit zyrtar,  20 të akuzuarit kanë kryer rimbushje dhe aktivizim të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centeri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Njoftimi i policisë Tiranë

Operacion policor i koduar “Çentralisti” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohen 9 shtetas për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Gjithashtu procedohen në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë shpallen në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, finalizoi operacionin policor të koduar “Çentralisti”, ku u ndaluan shtetasit:

Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Cenetri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Gjithashtu janë proceduar në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 persona te proceduar call center mashtrimi me 510 mije euro operacioni centralisti 20 persona te proceduar call center mashtrimi me 510 mije euro operacioni centralisti

Sondazh

Poll